Transmetuar më 10-09-2019, 13:13

Një qytetar nga Gramshi i ka kërkuar ndihmë kryeministrit Edi Rama ditën e premte për një mediakment që i duhej babait të tij të sëmurë me hepatit B.

Sipas qytetarit, ilaçi nuk gjendet në farmaci por merrej vetëm me rimbursim. Nëse babai nuk merrte ilaçin situata do të bëhej shumë serioze për të.

Qytetari ka shkruar në mesazh se kishte kërkuar në gjithë Tiranën dhe vetëm në një farmaci kishte gjetur 30 kokrra që kushtonin 140 euro, por aq kishte pensionin.

Gjithashtu ishte informuar edhe në Itali por kushtonin 250 euro dhe jepej në spital dhe jo në farmaci. Mesazhi është publikuar nga vetë kryeministri Rama në  profilin e tij.

Qytetari ka kërkuar ndihmë dhe e falenderon për investimin në vend dhe e mbyll mesazhin me fjalët: " Ju falenderoj për çfarë po bëni".

Ai ka shkruar përsëri ditën e sotme duke e falenderuar pasi ministrja Manastirliu e ka telefonuar personalisht  dhe babai e ka marrë ilaçin që i duhej në spitalin e Elbasanit.

Pas mesazhit të qytetarit, kryeministri Rama ka shkruar: ‘Detyrë dhe kënaqësi. Të shkuara babait dhe qofshi mirë të gjithë familjarisht’./b.l/noa.al/