Transmetuar më 10-09-2019, 14:05

Presidenti Ilir Meta bën një koment të shkurtër pas takimit që pati me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, të cilët ndodhen në Tiranë, në një vizitë faktmbledhëse dhe konsultative.

Ai thotë se ishte kënaqësi të priste sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias.

“Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë”, shkruan kreu i shtetit.

Gjatë vizitës së tyre, ekspertët e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe opozitës, takime të cilat kanë nisur qysh mëngjesin e sotëm.

Pas vizitës në Tiranë, ekspertët e Komisionit të Venecias pritet të hartojnë një opinion paraprak, ndërsa opinioni përfundimtar do të miratohet më 12 tetor. /a.y/noa.al