Dieta e shpejtë, humbisni deri në 6 kg në 6 ditë
Transmetuar më 10-09-2019, 14:37

Zbuloni dy modele të dietës së shpejtë për të humbur deri në 6 kg në gjashtë ditë si dhe këshillat për të shmangur rreziqet për shëndetin tonë.

Dieta flash, është një dietë që siguron më pak kalori se zakonisht dhe lejon një humbje të shpejtë të peshës në një kohë të shkurtër, siç ka edhe emrin. Ka dy modele kryesore për t’u ndjekur, por kini kujdes që të mos e teproni:

E para zgjat 5 ditë, mund të humbni 3 kg ose pak më shumë dhe ju duhet të konsumoni vetëm një llojnushqimi në ditë. Ditën e parë qumësht ose kos, ditën e dytë patate të ziera ose të pjekura me pak erëza, djath në ditën e tretë, pulën në të katërtën dhe më në fund ditën e fundit vetëm pini pak ujë me sheqer.

Skema e dytë zgjat 6 ditë, duke lejuar një humbje deri në 6 kg, dhe është e barabartë çdo ditë. Mëngjesi me qumësht dhe djathë ose çaj, kafe pa sheqer; dreka sallatë me perime dhe mish të bardhë, për darkë një fetë bukë dhe peshk.

Gjithmonë është mirë të kërkoni këshilla nga një mjek para se të filloni një regjim të tillë drastik dhe kurrë të mos e praktikoni më gjatë se 6 ditë, pasi mund të shkaktojë mungesë të vitaminave, kripërave ose fibrave. Natyrisht nuk rekomandohet për gratë shtatzëna, nënat, pleqtë ose fëmijët, dhe nëse bëni aktivitet fizik, mund të ulni sheqerin dhe presionin e gjakut.

Këshillohet që të pini, si në të gjitha dietat, gjithmonë 1,5 / 2 litra ujë në ditë, dhe për të patur një efekt më të shpejtë, mund të praktikoni një aktivitet të moderuar fizik./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...