Transmetuar më 10-09-2019, 15:20

Shumë njerëz vuajnë nga rënie e flokëve, kudo në botë.

Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve.

Studiues të Universitetit të Manchester, Angli, po punonin në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës.

Gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.

Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit, tha se në pak ditë flokët u rritën në 6 mm, ndërkohë qëllimi i studimit ishte për një tjetër zbulim. Shkencëtarët e kanë pagëzuar këtë ilaç me emrin WAY-316606, ndërkohë që lajmi ka lumturuar shumë nga ata që kanë problem rënien e flokëve./a.m/NOA.al