Transmetuar më 10-09-2019, 15:35

Kryeministri Edi Rama, ishte sot dhe takoi kuqezinjtë, pak orë para ndeshjes me Islandën.

Ai përmes një mesazhi, nisur nga zhgënjimi i tifozëve mbi ecurinë e ekipit dhe braktisjen deri diku të Kombëtares sonë, dha edhe një mesazh para stafit dhe lojtarwve.

"Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen", tha Edi Rama, mesazh të cilin e bëri publike në profilin e tij zyrtar Facebook.

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot në mbrëmje, ora 20:45, në Elbasan Arena", ndaj Islandës, ndeshjen e gjashtë kualifikuese Euro 2020.

Kuqezinjtë pas pesë ndeshjeve të para kanë arritur dy fitore dhe kanë pësuar tre humbje, e fundit ndaj Francës, 4-1.  /a.m/NOA.al