Transmetuar më 10-09-2019, 15:39

Panxhari është një nga perimet më të shijshme dhe më të shëndetshme të nëntokës. Ai është i pasur në shumë lëndë ushqyese të domosdoshme për organizmin, si vitaminat B, hekuri, magnezi, koper, kalium etj. Panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, lufton aneminë, sëmundjet e zemrës, ndihmon me tretjen etj. Le të zbulojmë hap pas hapi disa prej funksioneve të tij kryesore për trupin dhe organizmin e njeriut:

Përmirëson tensionin e gjakut: Panxhari është i pasur në nitrate, që trupi i konverton në okside nitrike, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut, duke krijuar më shumë hapësirë për transportimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Kjo do të thotë qarkullim më të mirë të gjakut dhe tension më i ulët i gjakut.

Ndihmon në mirëfunksionimin e trurit: Oksidi nitrik relakson dhe zgjeron enët e gjakut, ku nga ana tjetër përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në mirëfunksionimin e këtij organi jetik. Kjo është sidomos e rëndësishme ndërkohë që plakemi, pasi studimet kanë treguar se me kalimin e moshës fillon të zvogëlohet kapaciteti për të gjeneruar oksid nitrik, së bashku me aktivitetin e neuroneve dhe funksionimin e trurit.

Mbron mëlçinë: Mëlçia bën punën më të vështirë në pastrimin e gjakut dhe detoksifikimin e trupit. Mund t’ia lehtësonin punën duke konsumuar panxhar thuajse çdo ditë. Studimet kanë treguar se betaine, një aminoacid që gjendet tek panxhari mund të ndihmojë për të parandaluar ose minimizuar akumulimin e dhjamit në mëlçi./b.l/noa.al/