Transmetuar më 10-09-2019, 15:54

Nevina Shtylla, edhe pse u largua nga emisioni sportiv i Top Channel, për një emision tjetër në këtë ekran,  "E diell", duket se nuk ka hequr dot dorë nga sporti, e veçanërisht futbolli.

Ajo e ka deklaruar me kohë ekipin e saj të zemrës, ndërsa klubi Tirana bëri publike sot një foto me prezantuesen simpatike, që ka marrë një fanellë të personalizuar të bardhebluve.

Duket sikur Nevina Shtylla është blerja më e re e klubit ‘Tirana", apo përforcimi më i bujshëm i merkatos së verës.  a.m/NOA.al