Transmetuar më 10-09-2019, 16:11

Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e rusit Rasul Milsaev, i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë, pasi akuzohet si pjesë e ISIS, që në vitin 2013.

Ai akuzohet për terrorizëm nga Rusia.

Rusia kërkoi ekstradimin e 34-vjeçarit, menjëherë pas arrestimit të tij në vendin tonë.

Rasul Milsaev kërkoi të mos ekstradohej, pasi tha se në një rast të tillë do të vritej nga shteti rus.

"Ju lutem mos më depërtoni se atje do të më vrasin",  është shprehur pak kohë parë vendimit rusi Rasul Mislaev, i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013.

Ndaj tij Rusia ka lëshuar edhe një kërkesë për ekstradimin, ndërsa sot Gjykata e Durrësit vendosi për ekstradimin me tij. /a.m/NOA.al