Transmetuar më 10-09-2019, 17:52

Një turist rus është dhunuar nga dy të rinj në qytetin e Vlorës.

Të rinjtë vlonjatë po keqtrajtonin një qen në rrugë, ndërsa ai u ka bërë foto dhe pas pretendimit të tyre për foton, turisti u ka kërkuar të mos e keqtrajtonin qenin.

Turisti rus ndodhej me pushime në Shqipëri.

Ngjarja sipas turistit, ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në një video amatore te vënë në dispozicion nga turisti rus, dëgjohen dy të rinj që i kërkojnë llogari pse i filmoi, ndërsa ata kanë tentuar t’i marrin edhe telefonin celular.

Turisti ndërkohë është paraqitur pranë Policisë së Vlorës për të bërë edhe denoncim zyrtar të ngjarjes, ndërsa uniformat blu po hetojnë gjithçka ka ndodhur në një histori të pazakontë. /a.m/NOA.al