Transmetuar më 10-09-2019, 18:09

Ky që shihni në foto është telefoni personal i Hitlerit, dhe është shitur në ankand në SHBA për 243 mijë dollarë.

Telefoni u ble vitin e kalur nga një i apasionuar pas relikeve.

Personi që e kishte këtë telefon, e mbante që prej vitit 1945 dhe vendosi që ta shesë.

Një zëdhënës i Ankandeve Historike të Aleksandrit tha:

“Ky nuk ishte një telefon zyre i përdorur për të kërkuar kontribute për partinë, ose për t’iu përgjigjur thirrjeve të sjellshme në Berghof. Kjo ishte  pajisja lëvizëse e Hitlerit, e përdorur në automjete dhe trena”. /k.k/noa.al/