Lista me 20 lojtarët më të paguar të Seria A, Hysaj futbollisti më i pasur kuqezi
Transmetuar më 10-09-2019, 19:20

Juventus  kryeson listën e skuadrave të elitës së futbollit italian që shpenzon më shumë për pagat, plot 294 milionë euro në total, i ndjekur nga Inter me 139 milionë.

Më pas vijnë Roma me 125 milionë e Milan me 115 milionë.

“Gazetta dello Sport” ka bërë publike të gjitha pagat e futbollistëve të Serisë A.

Atalanta, e cila luan në Champions League, është e 13-ta në këtë renditje me paga prej 36 milionë euro në sezon.

Cristiano Ronaldo me 31 milionë euro është futbollisti më i paguar i Seria A, i ndjekur me diferencë të theksuar nga një tjetër futbollist juventin, Matthijs de Ligt, me 8 milionë.

Sa u përket futbollistëve shqiptarë të Serisë A, më i paguari është Elseid Hysaj i Napolit, më 1.6 milionë euro në sezon.

Më pak të paguarit janë: Emanuele Ndoj (Brescia) me 200 mijë euro, Kastriot Dermaku (Parma) me 180 mijë euro dhe Marash Kumbulla (Verona) me 50 mijë euro.

Pagat e shqiptarëve në Serinë A

Elseid Hysaj (Napoli) 1.6 milionë euro

Valon Berisha (Lazio) 1.3 milionë euro

Thomas Strakosha (Lazio) 1.2 milionë euro

Etrit Berisha (Atalanta) 1 milion euro

Berat Gjimshiti (Atalanta) 400 mijë euro

Amir Rrahmani (Verona) 300 mijë euro

Samir Ujkani (Torino) 250 mijë euro

Emanuele Ndoj (Brescia) 200 mijë euro

Kastriot Dermaku (Parma) 180 mijë euro

Marash Kumbulla (Verona) 50 mijë euro

Blerim Dzemaili (Bologna) 1.2 milionë euro

20 lojtarët më të paguar në Seria A

Cristiano Ronaldo (Juventus, €31m)

Matthijs de Ligt (Juventus, €8m + €4m)

Romelu Lukaku (Inter, €7.5 + €1.5m)

Gonzalo Higuain (Juventus, €7.5m)

Paulo Dybala (Juventus, €7.3m)

Adrien Rabiot (Juventus, €7m + €2m)

Aaron Ramsey (Juventus, €7m)

Miralem Pjaniç (Juventus, €6.5m)

Douglas Costa [Juventus, €6m)

Mario Mandzukic (Juventus, €6m)

Sami Khedira (Juventus, €6m)

Gianluigi Donnarumma (Milan, €6m)

Kalidou Koulibaly (Napoli, €6m)

Leonardo Bonucci (Juventus, €5.5m)

Edin Dzeko (Roma, €5m + €1m)

Diego Godin (Inter, €5 + €1m)

Ales Sandro (Juventus, €5m)

Emre Can (Juventus, €5m)

Alexis Sanchez (Inter, €5m)

Lorenzo Insigne (Napoli, € 4.6m)

/a.m/NOA.al

Loading...
Loading...