Transmetuar më 10-09-2019, 20:47

Vetëm fitorja ndaj Islandës mban gjallë shpresat kuqezi, për një sukses të mundshë,. qoftë edhe minimal, në finalet e Euro 2020.

Mbyllet takimi me fitoren e shumëpritur, 4-2 ndaj Islandës.

Minutat shtesë. Shqipëria mban avantazhin dhe prek fitoren e munguar, që i mban ende gjallë shanset e saj për sukses në Europian.

82′ Goooooool. Cikalleshi gjen golin e sigurisë. Super SHqipëria. Emocione të jashtëzakonshme.

79′ Go00l 3-2. Odise Roshi realizon, pas një aksioni, teksa godet në zonë dhe topi devijohet në rrjetë.

72’ Largohet Hysaj i dëmtuar, vendin e kapitenit e zë Abrashi.

66’ Zëvendësim në radhët e kuqezinjve. Gjimshiti largohet, vendin e tij e zë Veseli.

63’ Zëvendësim i parë te kuqezinjtë. Lenjani largohet dhe vendin e tij e zë Odise Roshi.

62′- Pakujdesi në mbrojtjen kuqezi. Gjithsesi, nuk përfiton Islanda.

57′ Gol! Barazon IslandaKa realizuar Sigorson për miqtë golin e barazimit pas një rrëmuje në zonën kuqezi.

55′ Faull në sulm nga Cikalleshi dhe merr karton të verdhë!

52′ Vjen Goli i dytë. Hysaj shën pas një kombinimi të shkëlyqer, falë pasimit të saktë të Manaj.

Barazon Islanda. 47′ GOL Islanda! Pakujdesi në mbrojtje e kuqezinjve dhe është Sigurdson ai që kalon skuadrën në avantazh!

Nis pjesa e dytë, pa asnjë ndryshim në radhët e dy ekipeve.

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes ndaj Islandës, me fitoren e Kombëtares së Shqipërisë. 1-0.

39’ Lenjani merr mirë krahun nga e majta dhe provon krosimin në zonë, megjithatë del portieri duke i ndalur aksionin.

38′ Arnjason shkakton faull ndaj Manajt, ndëshkohet me karton të verdhë.

34′ Momente pozitive pë kuqezinjtë, të cilët bëjnë presing kundërshtarit.

32" Gol. Pas një goditje këndi, Memushaj dhe Bare kombinojnë me njëri-tjetrin, kroson vlonjati dhe Kastriot Dermaku me kokë mposht portierin kundërshtar. 1-0.

29′ Kombinime të mira të Hysaj me Baren, por në dy raste sulmuesi kuqezi tregohet i paqartë para portës kundërshtare.

26′ Kombinime të ekipit kundërshtar, paqartësi nga ana e mbrojtësve kuqezi, moment tjetër i rrezikshëm në zonën e Strakoshës.

25′ Sigurson krijon rastin e parë, pas një goditje nga jashtë zone dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të portierit Strakosha.

23’ Manaj, tjetër mundësi në zonë, provon krosim, por topi largohet në këndore.

21’ Dermaku në dyluftim me Halfredson shkakton faull. Vjen krosimi i lartë nga Sigurdson megjithatë topi shkon jashtë.

17’ Islanda luan me pasime të shumta dhe mundohet të organizohet me topa të gjatë.

12′ Pranë topit Manaj, godet por topi përplaset në murin e mbrojtjes izraelite. Aksioni vazhdon dhe pas një rrëmuje, Manaj shumë pranë golit, por shtylla e jashtme e çon topin jashtë vijës fundore.

11′ Emir Lenjani pas  një inkursioni pengohet në afërsi të zonës dhe gjyqtari jep goditje dënimi.

3’ Goditje dënimi për Shqipërinë, por pas krosimit në zonë, topi shkon në duart e portierit.

1’ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Islandës, pa shumë vrull!

Atmosfera në "Elbasan Arena", është ndryshe me fillimin e ndeshjes. Stadiumi është mbushur në minutat e fundit, para takimit, ndërsa Shqipëria dhe Islanda kanë zbritur në fushë dhe pas himneve pritet të nisë ndeshje.

Reja ka bërë disa ndryshime me Lenjanin, Memushajn, Gjasulën e Dermakun që e nisin titullar, ndërkohë që edhe në sulm do të jetë dyshja Çikalleshi-Manaj, ndryshe nga hera e fundit ku ishin Balaj-Uzuni.

Shqipëria pas pesë ndeshjeve të para numëron vetëm dy fitore, ndaj ekipeve më të dobëta të grupit, Andorrës e Moldavisë, si dhe e ka humbur ndeshjen e kaluar në Islandë. Sakaq, kundërshtari vjen me 12 pikë në këtë takim, aq sa kanë edhe Franca e Turqia.

Paralelisht në grupin tonë po luhen edhe ndeshjet e tjera, Francë-Andorrë dhe Moldavi-Turqi.

Shqipëri-Islandë 0-0

Shqipëria: Strakosha, Lenjani, Hysaj, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Bare, Memushaj, Gjasula, Çikalleshi, Manaj. Trajner. Edoardo Reja

Islanda: Haldorson, Hermanson, Arnason, R.Sigurdson, Skulason, Bjarnason, G.Sigurdson, Gunarson, Sigurjson, Halfredson, Bodvarson. Trajner. Erik Hamren

Grupi H                N             P

Franca                   5              12

Turqia                   5              12

Islanda                  5              12

Shqipëria             5              6

Moldavia             5              3

Andorra               5              0