Transmetuar më 10-09-2019, 21:20

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka dhënë një reagim në lidhje me lajmin e heqjes së pasaportave diplomatike të futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Në reagimin e tij, fillimisht Cakaj uron kuqezinjtë për fitore në ndeshjen që po luhet përballë Islandës, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Ai vijon më tej duke thënë se lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”, shkruan ai në reagimin e tij në rrjetet sociale./a.k/noa.al/