Transmetuar më 11-09-2019, 08:31

Dalin detaje të reja lidhur me plagosjen e mbrëmjes së djeshme në Lezhë.

Si pasojë e të shtënave në afërsi të Katedrales, mbeti i plagosur 37-vjeçari Ardian Kola.

Si i dyshuar për ngjarjen është bërë shpallja në kërkim e Aleksandër Dedgjonaj.

Nga hetimet e policisë rezulton se i plagosuri dhe i dyshuari njiheshin me njeri tjetrin, pasi kanë biznese pranë njeri tjetrit.

Kola ka një biznes ku jep makina me qera, ndërsa Dedgjonaj ka një dyqan celularësh.

Fillimisht ata u konfliktuan fizikisht, ndërsa më tej Dedgjonaj duke lëvizur me makinë qëlloi me armë drejt Kolës, duke e plagosur në këmbë.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al