Transmetuar më 11-09-2019, 08:43

Mëngjesin e sotëm këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar dy fotografi të vajzave, teksa ka ndarë me ndjekësit emocionet e saj.

Në foto shihet Grace dhe Abigail e vogël, të kapura për dore.

E emocionuar Aurela nuk ka lënë pa e fiksuar momentin teksa motra e madhe përcjell më të voglën për në kopsht.

“Dritat e syve të mi. Motra e madhe përcjell të voglën në kopsht, dita e tretë.

E vogla mban gjithë rrobat që la e madhja, edhe çantën na e fali motra. Se kështu janë motrat ❤❤ edhe vëllezërit sigurisht ❤❤. Familja më e shtrenjta në botë. Me mungon motra ime Blerta Gaçe”, shkruan Aurela. /a.y/noa.al