Transmetuar më 11-09-2019, 09:26

Dy persona të cilët humbën avionin, një burrë nga Sardenja e Italisë dhe një anglez, vrapuan në pistën e aeroportit italian Cagliari-Elmas, për ta kapur.

Dy miqtë me moshë 54 dhe 40 vjeç, ishin në lokal dhe nuk i dëgjuan tre thirrjet pe të hipur në avionin që do të nisej për në Londër.

Por pasi kuptuan se avion po nisej, hapën derën e emergjencës dhe vrapuan që ta kapin në pistë. Mirëpo vrapi i tyre u ndërpre në mes nga policia, e cila i ndaloi dhe i gjobiti.

Dy miqtë ishin ulur në barin e aeroportit këtë të martë, por duke biseduar e humbën sensin e kohës, duke mos iu vënë re as lajmërimeve për të hipur në avion.

Teksa hapën derën e emergjencës ra alarmi, duke bërë që të ndalohen nga policia dhe duke u gjobitur me nga 2 mijë euro secilin. /a.y/noa.al