Transmetuar më 11-09-2019, 09:33
Foto ilustruese

Një grua është gjetur e mbytur në lumë, gjatë mbrëmjes së kësaj të marte.

Rreth orës 21.30 të mbrëmjes së djeshme, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës 32-vjeçarja M.F.

Dyshohet se viktima me banim në Bulqizë, mund të jetë hedhur vetë në lumë, ndërkohë që rrethanat janë të paqarta.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al