Transmetuar më 11-09-2019, 10:11

Vogëlushi që shihni në fotografi është vetëm 4 vjeç dhe po lufton kundër një tumori agresiv, dhe e motra pak më e madhe se ai, e mbështet në këtë betejë të vështirë.

Një fotografi e publikuar nga nëna e vogëlushit në rrjetet sociale, preku një botë të tërë.

Në foto shihet se si duket vogëlushi pas kimioterapisë, ndërsa ndodhet në banjë gati për të vjellur, teksa pranë i qëndron motra, e cila e përkëdhel.

Vogëlushi me emrin Beckett në vitin 2018, u diagnostikua me leucemi linfoblastica akute, një lloj tumori i gjakut, i cili godet rruazat e bardha të palcës së kockave.

Që nga ai moment, vogëlushi i cili jeton në Princeton, të Texas, SHBA, ka nisur kurat dhe ciklet e kimioterapisë. Këto kura po bëhen për ti shpëtuar jetën, por ndërkohë e kanë dobësuar shumë.

Në këtë përballje me sëmundjen ai ka mbështetjen e familjes, por edhe të motrës Aubrey, e cila është vetëm 14 muajshe më e madhe se ai. Nëna e fëmijëve, Kaitlin Burge, e publikoi fotografinë në Facebook, duke folur për një marrëdhënie shumë të ngushtë mes tyre, shkruan noa.al.

Pas fotografisë, motra e ndihmoi vëllanë që të shtrihej, pastaj i kërkoi nënës që të pastronte banjën.

“Diçka që nuk të thonë për kancerin e fëmijëve, është se godet të gjithë familjen”, shkruan gruaja në tekstin që shoqëron foton. Vogëlushin Beckett e presin edhe dy vite të tjera kimioterapi, por një gjë është e sigurtë: nuk do të jetë kurrë vetëm. /a.y/noa.al