Transmetuar më 11-09-2019, 11:08

Delegacioni i Komisionit të Venecias, ka mbyllur ditën e sotme takimet e mbajtura në Tiranë, teksa ndodhet në një vizitë faktmbledhëse dhe konsultative, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në përfundim të takimit që pati ditën e sotme me anëtarët e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Prersidentit, drejtuesi i delegacionit Kaarlo Tuori tha se raporti do të dalë më 11 tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor”, u shpreh Tuori.

Presidenti Ilir Meta po hetohet nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor. /a.y/noa.al