Transmetuar më 11-09-2019, 11:19

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shkuar paraditen e sotme në Presidencë, kreut të shtetit Ilir Meta.

Takimi mes tyre është mbajtur lidhur me situatën politike në vend, në një kohë që mazhoranca ka nisur punën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mësohet se lideri i opozitës ka diskutuar me kreun e shtetit për afro gjysmë ore, për tu larguar nga institucioni i Presidencës rreth orës 11.05.

Ndërsa Presidenti po kalon në “sitën” e komisionit hetimor parlamentar, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij, opozita ndodhet jashtë parlamentit dhe nuk dihet ecuria e aksionit të mëtejshëm të saj.

Presidenti Ilir Meta po hetohet nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor. /a.y/noa.al