Transmetuar më 11-09-2019, 12:50

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur në mbledhjen e sotme kandidatët, që kualifikohen për në Gjykatën e Lartë.

Nga 22 kandidatë, që kishin aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, vetëm tetë prej tyre do të vazhdojnë garën.

Nga 22 kandidatë që aplikuan, 13 nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr dhe vetëm 8 kanë mundur që të kalojnë këtë fazë për të vijuar garën.

Mes emrave të njohur që vijojnë garën janë Theodhori Sollaku, por edhe Sokol Sadushaj, që është drejtori i Shkollës së Magjistraturës. KLGJ po bën verifikimin e listës së kandidatëve.

Emrat e kualifikuar

Jetmira Rragami

Ervin Pupe

Rezarta Melo

Theodhori Sollaku

Kestrin Katro

Sokol Sadushaj

Ilir Panda

Ardita Alsula

E dorëhequr

Irena Nino

Skualifikohen

Segjio Mazreku

Ndue Pjetra

Ergys Misha

Aldona Sulaj

Lindita Troja

Alma Loci

Hermina Albunesa

Agron Lamaj

Vjosa Bodo

Shaqir Hasanaj

Anton Lleshaj

Altin Bindaj

Jordan Daci./b.l/noa.al/