Meta takon ministrin për Europën të Italisë: Mbështetës i së ardhmes tonë europiane
Transmetuar më 11-09-2019, 13:15

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ministrin e ri për Europën në qeverinë e re të Italisë, Enzo Amendola.

Duke publikuar një foto me Amendolan, kreu i shtetit e uron atë për betimin si ministër.

Ndër të tjera e cilëson si mbështetës të madh të së ardhmes tonë europiane.

“Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh, Amendola Enzo, i cili sapo është betuar si ministër për Europën në qeverinë e re të Italisë.

Amendola Enzo një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane”, shkruan Meta. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...