Transmetuar më 11-09-2019, 13:35

Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, takimi i presidentit me shefin e opozitës nuk përbën asnjë lajm. Duke folur nga Elbasani, Balla shprehu edhe njëherë gatishmërinë e mazhorancës për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore me kolegët e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.

“Zgjedhjet kanë qenë terësisht demokratike sakohë që asnjë partie politike nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ky është parimi themelor i funksionalitetit në demokraci. Është shumë e rëndësishme  të rishprehim dhe njëherë gatishmërinë tonë dhe dorën e shtrirë për të bashkëpunuar jo vetëm me kolegët tanë të opozitës parlamentare, por edhe me partitë jo parlamentare. Lajmi që më thoni ju se Presidenti i Republikës në detyrë takon kryetarin e opozitës për mua nuk përbën lajm”, u shpreh Balla.

Ndër të tjera Balla u ka bërë thirrje të 7 kryebashkiakëve të këtij Qarku që të ideojnë një bashkim të ndërmarrjeve në mënyrë që të rritet efiçensa e tyre. Eksperiencë të shkëlqyer europiane tha kreu i grupit parlamentar socialist.

Balla ka inkurajuar këshillin e Qarkut që të aplikojë sa më shumë projekte dhe të promovojë pareshtur resurset turistike dhe të gjitha potencialet e jashtëzakonshme që ka ky rajon mjaft i rëndësishëm i vendit tonë.

“Sot u përmbyll cikli i plotë i konstituimit të qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas raportit te ODIRIT lidhur me këto zgjedhje, u provua se ato kanë qenë demokratike për sa kohë që asnjë partie nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane përmbushur të gjitha pritshmëritë e BE lidhur me reformat e thella qe janë ndërmarrë. Dua t’u them se jam besimplotë se në tetor do të kemi një lajm të mirë për rrugën drejt BE- së. Kuvendi është i angazhuar në vijim të punës për disa reforma ndërsa ajo zgjedhore mbetet prioritet i këtij sezoni parlamentar”, tha Balla./b.l/noa.al/