Transmetuar më 11-09-2019, 13:41

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, është vënë në qendër të kritikave për shkak të sjelljes së saj dhe thyerjes së protokollit, gjë që ka inatosur mbretëreshën Elizabeth.

Në pallatin mbretëror anglez, Buckingham Palace, flitet se sovrania është zhgënjyer dhe lënduar nga nusja e nipit të saj Harry.

Kjo për shkak të zgjedhjes së Meghan Markle, që të mos shkojë në rezidencën e Balmoral për Highland Games, traditë e familjes mbretërore, për të shkuar në New York, për të ndjekur mikeshën e saj Serena Williams në ndeshjen e tenisit për US Open.

Siç shkruajnë mediat britanike mbretëresha është zhgënjyer dhe lënduar, “pasi i pëlqen që të mbledh miqtë dhe familjen në Balmoral”.

Kjo pasi Elizabeth dëshironte që të kalonte disa ditë në shoqërinë e nipërve dhe stërnipërve të saj, mes tyre edhe me djalin e Meghan dhe Harry, Archie, i cili deri më tani nuk ka qenë asnjëherë në Balmoral. /a.y/noa.al