Transmetuar më 11-09-2019, 13:57

Bashkia e Tiranës njofton ardhjen në kryeqytet të Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle.

“Muzikë ndryshe, atmosferë ndryshe! Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle do të ndriçojë mbrëmjen tuaj me zërin e saj mahnitës më 14 shtator te Amfiteatri, ora 20:00. Merr miqtë dhe eja argëtohu nën ritmin e muzikës spanjolle!”, njofton Bashkia e Tiranës.

Casal është një këngëtare spanjolle e viteve 80′ e rrymës Pop-Rock. Këngët e saj më të njohura janë “Loca”, “Rufino”, “Un nuevo día brillará”…etj.

Ajo për shkak të një tumori në gji në vitin 2010 u detyrua të tërhiqej nga një tur, por ajo u rikthye më tej më e fortë se kurrë dhe është një shembull i luftës ndaj tumorit./b.l/noa.al/