Transmetuar më 11-09-2019, 13:59

Vajza 19 vjeçe refuzon martesën me shkuesi dhe babai e vret! Ngjarja e rëndë vjen nga India, ku një burrë i moshës 51-vjeçare Lakhan Mathur, u arrestua nga policia e New Delhi këtë të hënë, nën akuzën se ka vrarë vajzën Sheetal.

E reja kishte kundërshtuar martesën me shkuesi, pasi ishte e dashuruar me dikë tjetër, i cili i përkiste një tjetër kaste. U deshën 45 ditë hetime që babi i viktimës e cila u vra më 23 korrik, të vihet në pranga.

Një agjent policie kishte dyshuar për vdekjen e së resë, pasi kishte mësuar se trupi i një vajze ishte djegur gjatë një ceremonie të organizuar nxitimthi, në të cilën merrnin pjesë vetëm babai dhe katër burra të tjerë, duke ndërhyrë pak minuta para se të vihej zjarri.

Pas hetimeve intensive dhe të sigurimit të provave të njëpasnjëshme, por edhe autopsisë u provua se Sheetal ishte mbytur. Pozita e babait u rëndua pasi familjarët pretendonin se vajza ishte ndjerë keq, por nuk kishin lajmëruar asnjë mjek.

Më në fund ishte nëna e viktimës Tara, ajo që tregoi se Sheetal kishte refuzuar të martohej me burrin që i kishin zgjedhur prindërit, duke zbuluar gjithçka, shkruan noa.al.

“U fyem nga anulimi i martesës dhe zgjedhja e Sheetal të një djali të një shtrese tjetër, por nuk mendoj se e ka vrarë im shoq”, deklaroi gruaja. Por pavarësisht kësaj, provat e nxorën zbuluar burrin, duke e vënë në pranga. /a.y/noa.al