Transmetuar më 11-09-2019, 14:29

Një e re 27-vjeçare Ekaterina Khavchina, në gjendje shoku pasi mësoi se babai i vajzës së saj ishte i martuar dhe i kishte kërkuar që të bëhej gruaja e tij e dytë, mori dy fëmijët dhe shkoi në det.

Aty ajo i lidhi me litar dhe i tërhoqi në det duke u mbytur, ndërsa më tej tentoi vetëvrasjen, por nuk ia doli.

Gruaja u shpëtua nga disa persona, të cilët dëgjuan ulërimat e djalit të saj Valentin dhe të qarat e vajzës së sapolindur Milana.

Ekaterina i kishte lidhur fëmijët dhe shtrënguar pas vetes, pasi kishte lënë karrocën e vajzës buzë detit.

Milana u gjet e vdekur në ujë këtë të hënë, ndërsa Valentin, të cilin e kishte nga një lidhje e mëparshme, ndërroi jetë pas dërgimit në spital.

Gruaja u arrestua, ndërkohë që rrezikon 20 vite burg. Ishte një mike e saj, ajo që zbuloi se Milanës iu shemb bota, kur zbuloi se babai i Milana, ishte u martuar me një grua tjetër, në vendin e tij të origjinës në Uzbnekistan.

Ajo ishte tronditur edhe më tej kur babai i vajzës së saj i kishte kërkuar që ta merrte si grua të dytë, shkruan noa.al

Gruaja ishte nga Vilyuchinsk, nga rajoni vullkanor rus i Kamchatka, një qytezë bazë për nëndetëset. /a.y/noa.al