Koha e plazhit pothuajse ka kaluar, por jo pa dëme. Si çdo vit, pas kësaj periudhe, flokët janë katastrofë. Kripa e detit apo klori, rrezet e diellit, edhe në një ditë të vetme mund të shkaktojnë probleme serioze. Shto edhe faktin që sezoni i vjeshtës është favorizues edhe për rënien.
Mënyra më e mirë për t’ua rikthyer flokëve shkëlqimin në vjeshtë, pas tharjes së verës apo dëmtimeve të tjera, është maska e thjeshte e përgatitur në shtëpi. Ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.
Maska me vaj kokosi
Vaji i kokosit është një vaj i lehtë dhe shumë ushqyes për flokët, është zgjedhja e përkryer për flokët pas dëmeve të verës.
Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle vaj ulliri
Përdorimi:
Përzieji bashkë vajin e kokosit dhe të ullirit. Fillo aplikoje në flokë përzierjen duke u fokusuar në rrënjët dhe pjesët e dëmtuara. Mbështilli flokët me një kapuç dhe mbaji për rreth 15-30 minuta. Laji me shampo zi zakonisht./b.l/noa.al/