Transmetuar më 11-09-2019, 17:13

Kuvendi i Shqipërisë lajmëroi se nesër do të mbahen homazhe në varrin e Azem Hajdarit.

Grupet parlamentare të Kuvendit, nën kujdesin e kreut të këtij institucioni, Gramoz Ruçi, do të organizojnë homazhet në varrin e ish-deputetit që u vra para selisë së PD-së 21 vjet më parë.

"Nesër, më datë 12 shtator, në ora 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish deputetit Azem Hajdari, (Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare", njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.

Kujtojmë se pjesë e grupeve parlamentare është edhe vajza e tij, Rudina Hajdari.

Siç dihet nuk është në Kuvend Partia Demokratike, parti që ka organizuar tradicionalisht homazhet në kujtim të Azem Hajdarit, një prej themeluesve të kësaj force politike dhe nuk është ende e qartë nëse kjo forcë politike do ta mbajë homazhe, krahas Kuvendit, apo veçmas./a.m/NOA.al