Informacioni për djegien e Parlamentit, Meta: Tërësisht i vërtetë
Transmetuar më 11-09-2019, 18:10

Presidenti Meta është pyetur mbi deklaratën e dhënë pak ditë më parë se kishte informacione sekrete për djegien e Parlamentit, dhe kjo e detyroi atë që të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i shtetit tha se kjo është tërësisht e vërtetë.

“Sa i takon deklaratës sime të një elementi të ri për opinion publik se kam patur një informacion nga institucionet më të lartë të sigurisë është sekret i klasifikuar.

Kjo është një e vërtetë dhe unë nuk kam thënë ndonjëherë ndonjë gënjeshtër. Unë nuk mund të them më shumë në respekt të ligjit. Ata e kanë mundësinë sipas ligjit të njihen me këtë informacion dhe të njihen sipas rregullave. Informacioni është tërësisht i vërtetë. Ajo që mund t’iu them me bindje të plotë”, tha Presidenti.

Kreu i shtetit u ndal edhe te situata në Shkodër, ku tha se nuk do të nxjerrë asnjë dekret për zgjedhje të pjesshme, pasi ai e ka dekretuar një datë.

Meta tha se shqiptarët jetojnë në dy shtete, atë të së drejtës dhe shtetin e propagandës. Për të parin tha se ai e përfaqëson më së miri, ndërsa për atë të propagandës la të kuptohet se i referohet atij të Kryeministrit.  /k.k/noa.al/ 

Loading...
Loading...