Transmetuar më 11-09-2019, 18:47

Elton Ilirjani, biznesmeni i njohur "gay"  për shfaqjen hapur të seksualitetit të tij, ishte sot i ftuar te emisioni “Rudina”.

Ai u shfaq aty për herë të parë me makijazh.

Eltoni sqaroi se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve:

“Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinorë”, theksoi ai.

Pavarësisht se e pranoi që e quajnë “O motra” në rrugë, Elton Ilirjani tha se nuk është bërë fare pishman që është "gay".

Ai deklaroi se “do shumë guxim të bësh këtë që bëra, njerëzit më shohin ndryshe në rrugë. Disa mendojnë që ne jemi një pjesë e shoqërisë që duhet të zhdukemi. Nuk jam bërë fare pishman, jam gay”.

Eltoni tha se nuk beson te dashuria, por as te lidhjet me meshkuj shqiptarë: “S’kanë shans me mua!

Më pas Rudina i kujtoi Ilirjanit një intervistë të dhënë më parë në emisionin e saj, ku ai shprehej se është kundër martesave "gay", apo edhe adoptimit të fëmijëve.

Ilirjan tregoi se i kishte ndodhur pas asaj interviste, një sulm i keq nga personat e komunitetit të tij, të cilët e kërcënuan me mbylljen e kompanisë dhe me jetë:

“Më shënjestruan keq! Përgjithësisht nuk besoj te dashuria hipokrite e shkruar e kohëve moderne. Njerëzit që duan vërtet janë shumë të rrallë, përgjithësisht njerëzit kanë fiksime, tërhiqen seksualisht ose nga interesa të caktuara. Kam marrë shumë kërcënime."

"Persona nga komuniteti thoshin që duhet të vritem si Versace se isha si plakë e ligë dhe me quajtën homofob. Më kërcënuan me mbylljen e kompanisë. Por ata e kanë profesion, unë jo!  U kërcënova me eliminim fizik dhe më pak kërcënime kam pasur nga persona jo të komunitetit sesa ata”.

/a.m/ NOA.al