Transmetuar më 11-09-2019, 20:06

Vihet në pranga autori i dyshuar i cili një natë më parë plagosi me armë zjarri një 37-vjeçar në Lezhë.

I ndaluari është një 22-vjeçar, i cili që prej mbrëmjes së djeshme fshihej në fshatin Troshan.

I riu me inicialet S.D u vetëdorëzua pas negociatave me policinë.

Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytetin e Lezhës, ka plagosur në këmbë me armë zjarri 37-vjeçarin Aleksandër Dedgjonaj.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme. /k.k/noa.al/