Transmetuar më 11-09-2019, 20:44

Kjo foto është një ndër imazhet më të shikuara në botë.

Ky imazh është shkëputur nga ngjarja tronditëse e 11 Shtatorit 2001, kur Kullat Binjake në New York u goditën nga dy avionë.

Fotoja ka marrë emrin "Falling Man", për faktin se ai u hodh nga katet e sipërme të Kullave Binjake, pas sulmeve terroriste të 19 viteve më parë.

Identiteti i "Njeriut që bie", është ende i panjohur, por ai besohet të ketë qenë një punonjës në restorantin "Windows on the World", i cili ndodhej në një nga dy kullat. Burri u hodh sishansi i vetëm për të shpëtuar jetën, madje ai u fotografua teksa po binte me kokë poshtë. /a.m/NOA.al