Detaje të reja, i riu godet me sëpatë vajzën dhe gruan e xhaxhait
Transmetuar më 11-09-2019, 20:21

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Gumenicë të Selenisës, ku një i ri qëlloi me sëpatë vajzën dhe gruan e xhaxhait.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Çobaj, ku 27-vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem pas një konflikti.

Policia thotë se për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital.

Për fat të mirë të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...