Transmetuar më 11-09-2019, 20:30

Arrestohet autori që plagosi dy të afërme të tij sot në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak momente më parë pas një konflikti.

Autori, G. Ç, 27 vjeç, u vu në pranga pas policisë pak momente pas ngjarjes.

Raportohet se ai ka goditur me sende të forta gruan e xhaxhait, si dhe vajzën e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Gumenicë.

Policia ka shkuar drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet rrethanat e konfliktit.

Gjithsesi, nga konflikti, fatmirësisht gratë e dhunuara janë jashtë rrezikut për jetën./a.m/NOA.al