Transmetuar më 11-09-2019, 21:13

Një mjek në Vietnam mbeti i shokuar kur brenda veshit të një gruaje gjeti kërpudha të vogla.

Mjeku zbuloi dhjetëra rritje të zeza, të ngjashme me kërpudhat, të cilat u hoqën shpejt.

Ai beson se infeksioni i kërpudhave te kjo grua është shkaktuar nga një pushtim i baktereve të këqija, të cilat zvogëlojnë numrin e baktereve të mira në vesh.

Simptomat e shfaqes së këtyre baktereve të rrezikshme përfshijnë probleme me dëgjimin, skuqje dhe dhembje të shumta. /k.k/noa.al/