Transmetuar më 11-09-2019, 21:22

Petrit Kumi, fotografi në kohën e diktaturës ka shkrepur një foto teksa ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë në Shqipëri, kishte qenë një kooperativiste e thjeshtë.

Dokumentari i Top Channel nxjerr foton dhe fakte të Themie Thomait si kooperativiste.

Petrit Kumi, sakaq, në këtë dokumentar ka pranuar se ishte ai që "e nxori në kopertinë dhe Enver Hoxha e bëri ministre".

Themie Thomai ish Ministre e Bujqësisë e Shqipërisë dhe anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo është ministrja e Bujqësisë më jetëgjatë e çdo qeverie të Shqipërisë. Themie Thomai u emërua në këtë post në vitin 1975 dhe e mbajti postin deri në vitin 1989.

Nga mbledhja e Këshillit Strategjik për Bujqësinë pak kohë më parë, u raportua se ishte e ftuar ministrja e Bujqësisë e Enver Hoxhës, Themie Thomai.

Ministri aktual, Bledar Çuçi, u raportua se nuk kishte zgjedhur anëtar as Niko Peleshi që e drejtoi para tij për 1 vit e 4 muaj ministrinë, as ish ministri Panariti, titullar nën drejtimit e Ramës, si dhe asnjë nga ministrat e viteve të fundit. Ishte zgjedhur pikërisht Themie Thomai, që Enver Hoxha e katapultoi nga kryetare kooperative, pra nga baza, për ta bërë ministre të Mehmet Shehut dhe më pas të Adil Çarçanit. Në këtë post ajo do të qëndronte prilli i vitit 1975 deri më 2 shkurt të vitit 1989, ndërsa ka qenë njëherësh anëtare e Byrosë Politike. /a.m/NOA.al