FOTO/ Kjo është Njësia Speciale kundër “të fortëve”
Transmetuar më 11-09-2019, 22:09

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj këtë të mërkurë ka vizituar mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë.

Gjatë vizitës ministri Lleshaj, që shoqërohej nga drejtuesit kryesorë të PSH, ndoqi disa veprime operacionale, pjesë e programit të ngjeshur që po zhvillon Njësia, që prej disa javësh, nga dita e krijimit të saj.

Ndër të tjera në fjalën e tij ministri Lleshaj ka thënë se shtimi i kapaciteteve operacionale dhe rritja e forcës goditëse të Policisë së Shtetit është garancia e suksesit të Reformës në Drejtësi.

"Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë sukses pa patur një Polici, e cila e zbaton atë. Është shumë e rëndësishme që Policia të ndjek me ritmin më të lartë, atë progres të madh që po bëhet në fushën e reformës në drejtësi për t’i garantuar asaj suksesin përfundimtar. Drejtësia ka vlerë vetëm atëherë kur ajo zbatohet në praktikë. Ju jeni krahu që do të mundësoni zbatimin në praktikë të gjitha vendimeve që Drejtësia e re do të marrë në të ardhmen e afërt", shkruan Lleshaj në reagimin e tij ku ka publikuar edhe disa fotografi./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...