Transmetuar më 11-09-2019, 22:10

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, duke lënë me qindra familja pa energji elektrike.

Kabina që u përfshi nga flakët ndodhet në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është shuar dhe është evituar shpërthimi i kabinës që mund të kishte shkaktuar ndoshta edhe një tragjedi.

Raportohet se kabina kishte dalë jashtë përdorimit, por pas shpërthimit të saj rreth 500 familje janë aktualisht pa energji elektrike. Po hetohen shkaqet e ngjarjes, po ashtu edhe mundësia e riparimit të saj në kohë sa më të shpejtë./a.m/NOA.al