Transmetuar më 12-09-2019, 08:57

Gjendet ujë në atmosferën e një planeti të ngjashëm me Tokën, i cili ndodhet 110 vite dritë larg. Quhet K2-18 b dhe gjendet në distancën e duhur nga ylli i vetë, për të pasur temperaturën e duhur për ekzistencën e formave të jetës.

Zbulimi i një grupi studiuesish të University College të Londrës, u publikua në revistën shkencore ‘Nature Astronomy’.

Planeti ka një përmasë tetë herë më të madhe nga Toka dhe momentalisht është i vetmi jashtë sistemit diellor që ka ujë dhe temperatura që mund të përballoj jetën.

Ylli i tij quhet K2-18 dhe është një yll i kuq, më i vogli dhe më i ftohti i Diellit por shumë aktiv, aq sa planeti K2-18 b, mund të jetë një ambient më delikat se Toka, pasi është i ekspozuar më shumë ndaj rrezatimeve.

Për autorët e studimit, zbulimi është vetëm hapi i parë dhe tashmë do të jetë më e lehtë që të gjenden planetë të tjerë të ngjashëm me Tokën, të cilët do mund të mbajnë jetë. /a.y/noa.al