Transmetuar më 12-09-2019, 09:09
Makina e djegur

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit në lagjen “Fahri Ramadani”.

Zjarri ka rënë në makinën e oficerit të krimeve Arbër Dyli, 34 vjeç, në momentin që ishte e parkuar.

Nga të dhënat paraprake hetimore, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.

Kjo pasi makina ‘Volswagen passat’ është lyer me benzinë dhe i është vënë zjarri.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërsa Duli po merret në pyetje për konflikte të mundshme që mund të ketë. /a.y/noa.al