Transmetuar më 12-09-2019, 09:32

Presidenti Ilir Meta bëri homazhe paraditen e sotme në memorialin e Azem Hajdarit, me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së ish-udhëheqësit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit të vitit 1990.

Ai tha se sot ishte një detyrim për ta nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri.

Në këtë drejtim Meta tha se 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Republikës së Shqipërisë.

Ai deklaroi se kjo datë, “Ndan dy epoka pasi e vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe kuptohet të pluralizmit politik dhe zgjedhjeve të lira dhe

të ndershme që janë kolona vertebrore që duhen mbrojtur nga të gjithë dhe me çdo çmim”. /a.y/noa.al