Transmetuar më 12-09-2019, 10:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një njoftim të rëndësishëm për gjithë ata persona që kanë vizë studentore.

Gjithçka ka të bëjë me rinovimin e vizës për të ndjekur studimet, për të cilën thuhet se nuk është nevoja.

“Mbajtës të vizave studentore- Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar”, thotë ambasada.

Më tej sqarohet se gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën.

“Planifikoni në kohë! Pyet Anen”, thuhet në mbyllje. /a.y/noa.al