Makina e blinduar me targa ruse u aksidentua në Tiranë, çfarë tha shoferi, person me precedentë penal
Transmetuar më 12-09-2019, 11:36

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e mbrëmjes së djeshme tek ish-rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë ku një makinë “G Class” me targa ruse, u aksidentuar dhe u përmbys.

Mësohet se në drejtimin e makinës së blinduar me targa H001CH 199 e cila aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ndodhej 34-vjeçari Eldin Dergjini.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu ka treguar se pas aksidentit mori një taksi dhe shkoi për mjekim në një spital privat.

Ai pretendon se ka qenë me shpejtësi normale, por se humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë, pasi e goditi një mjet.

“Nuk e pashë makinën që më përplasi. Në gjendje shoku mora një taksi dhe shkova në spital”, thotë Dergjini.

Po ashtu ai ka thënë se mjeti me të cilin u aksidentuar ditën e djeshme kishte ardhur në Shqipëri dhe nuk kishte pasur kohë që ti bënte dokumentet.

Mirëpo mësohet se i riu është i dënuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të punonjësit të rendit publik. /a.y/noa.al

Policia jep detaje në lidhje me aksidentin tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë Mjeti i blinduar përmbyset pas aksidentit, shoferi braktis makinën, dyshimet e policisë

Loading...
Loading...