Majko: S’ka marrëveshje me mollë, pjeshkë dhe ngjala! Politika është matematikë
Transmetuar më 12-09-2019, 12:06

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, i kërkoi opozitës parlamentare që të heqë dorë nga batutat.

Gjithçka teksa diskutohej ratifikimi i marrëveshjes me Kanadanë.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të lehta, pasi kanë kosto të madhe, ndërsa nënvizoi rëndësinë e saj pasi krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

“Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, jashtë kësaj salle, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni”, u shpreh Majko.

Duke iu drejtuar opozitës parlamentare ai tha se zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, ndërsa për deputetët e rinj opozitarë tha se nuk e kanë bërë as me batuta, duke kërkuar akte dhe lojë të ndershme. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...