Transmetuar më 12-09-2019, 12:38

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga.

Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të zonjës Juraga në Tiranë.

Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj

drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku axhenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike”, u shpreh Kryemadhi.