Transmetuar më 12-09-2019, 12:55

Ai rrahu partneren e tij shtatzënë e cila nuk dëshironte të abortonte. Për këtë ka përfunduar në pranga një 44-vjeçar me kombësi kineze, me qëndrim të parregullt në Itali, i cili u arrestua sepse ishte përgjegjës për keqtrajtim të përsëritur të partneres së tij shtatzënë prej një kohe të gjatë.

Hematomat dhe dëmtimet e shkaktuara nga goditja e dhunshme e fytyrës, një dëmtim i kokës dhe abuizimeve të shumta për shkak të rrahjeve të shkaktuara me shkop. Dhuna dhe abuzimi që kishin vazhduar me muaj, ishin forcuar që nga rrahja e parë, kur gruaja i kishte rrëfyer atij se po priste një fëmijë dhe dëshironte ta mbante.

Duke mos dashur të bëhej prind, ai e rrahu gruan shtatzënë për ta bindur atë të abortonte, ose t’ja ndërpriste shtatëzëninë asaj përmes dhunës. Dhuna e vazhdueshme është ndërprerë falë ankesës së paraqitur nga nëna e ardhshme dhe nga ndërhyrja e agjentëve të Policisë. Gruaja, e rraskapitur dhe e frikësuar për veten dhe fëmijën e saj, mori guxim dhe kërkoi ndihmë në komisariat.

Policët e morën atë në dhomën e urgjencës dhe iu besua kujdesit të mjekëve, të cilët verifikuan shëndetin e fetusit.  44-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg./b.l/noa.al/