Transmetuar më 12-09-2019, 16:25

Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella janë dy modele të komentuara në rrjetet sociale, edhe për shkak të fotove provokuese, por dhe mikesha të ngushta.

Ato shpesh gjenden në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Por janë edhe aktive në rrjetet sociale.

Oriola ka pyetur fansat nëse do kishin dëshirë të ishin të famshëm e shumë prej tyre kanë dhënë opinionet e veta.

Një prej fansave i ka shkruar Oriolës se do dëshironte të ishte e famshme që të takonte shokun e saj, Malumën. Por Oriola zbuloi se Maluma është shoku i Kejvinës.

Më herët Kejvina është takuar me këngëtarin, madje ishte interesuar për një njohje të mundshme me të.

Oriola thotë se tani ata janë shokë, vetëm kaq, duke mos u zgjatur më tepër. /a.m/NOA.al