Transmetuar më 12-09-2019, 17:32

Trupi i pajetë i një personi të humbur që në vitin 1997 është gjetur brenda një makine nën ujë.

Në fakt ishte Google Earth që ndihmoi në gjetjen e tij në Florida.

Mbetjet e William Moldt u gjetën brenda automjetit të tij të zhytur në ujë në Wellington, afër Palm Beach.

Makina u zbulua në Google Earth nga menaxheri i planifikimit të banesave të The Grand Isles.

Policia tha se Moldt u raportua i zhdukur në nëntor 1997 dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Policia tërhoqi makinën nga pellgu vetëm për të zbuluar mbetjet skeletore brenda. Automjeti dhe mbetjet iu dërguan hetuesve për bërjen e autopsisë. /k.k/noa.al/