Transmetuar më 12-09-2019, 19:59

Në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare, të vlefshme për kualifikueset Euro 2020, Thomas Strakosha e fitoi betejën për portën me Etrit Berishën, përmes një rivaliteti të ashpër që ekziston mes dy portierëve prej dy vjetësh.

"Gazzetta dello Sport" u ka kushtuar një hapësirë të veçantë  dy portierëve kuqezi, Thomas Strakosha dhe  Etrit Berisha, në prag të përplasjes së fundjavës, SPAL-Lazio.

Derbi kuqezi i portës në Serinë A, në fakt, është në dyshim, për shkak të problemeve fizike të Berishës dhe nuk dihet nëse ai do të jetë titullar, pasi vazhdon të stërvitet i veçuar.

“Tashmë Tomas Strakosha ka fituar gjithçka, portieri 24-vjeçar i Lazios është titullar edhe te Shqipëria. Trajneri Edy Reja e ka preferuar para Etrit Berishës për ndeshjet me Francën dhe Islandën, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020", thuhej në komentin e mediat prestigjoze italiane.

Por, para ndeshjes me Islandën, Berisha ka pasur edhe një problem muskulor, që ka vënë në dyshim serioz edhe rikuperimin e tij për takimin SPAL-Lazio.

"Me shumë mundësi, dy portierët shqiptarë do ta shmangin ballafaqimin mes tyre në Serinë A këtë fundjavë. Të dy i lidh edhe përvoja te Lazio. Tre vjet më parë, ikja e Berisha tek Atalanta i hapi rrugën Strakoshës, i cili u bë portieri i dytë, pas Marcchetit, për të marrë më pas vendin e titullarit."

Pas 11 muajsh, Strakosha luajti me Shqipërinë në fitoren 2-0 ndaj Izraelit, më 14 tetor. K

Kjo ishte ndeshja e tij e fundit si titullar me kuqezinjtë, më pas në stol si zëvendësues i Berishës dhe me një marrëdhënie jo të lehtë me Panuccin.

Me ardhjen e Rejas te Shqipëria, Strakoshës iu krijuan mundësi të tjera. Ai pati hapësirë në Kombëtaren Shqiptare pas një vere më të vështirë sesa ishte parashikuar, për shkak të atij dëmtimi të pësuar që në fundin e sezonit të shkuar."

Strakosha iu bashkua Lazios në fazën e dytë të përgatitjeve të sezonit, nga sfida e 2 gushtit me Bournemuthin, e para miqësoreve në atë periudhë. Ai u kthye mes shtyllave, duke qenë i kujdesshëm për dëmtimin që kishte pësuar. Trajneri Reja i ka njohur të dy, si Strakoshën, ashtu edhe Berishën, që nga koha kur drejtonte Lazion."

Qartazi duket se Reja i ka besuar Strakoshës në ndeshjet e fundit dhe kjo ka krijuar një farë mërie apo zemërimi te portieri i tjetër i talentuar kuqezi, Berisha./a.m/NOA.al